Telegrafi

Nuhiu i kënaqur me fitoren, por thotë se nuk e shikojnë tabelën

Drita është lider i ri i Superligës së Kosovës në futboll pas javës së tetë.

Por, ky fakt nuk përbën entuziasëm për kryetrajnerin e skuadrës Ardian Nuhiu, i cili deklaroi se skuadra e tij mendon vetëm për ndeshjet e radhës dhe jo për renditjen tabelare.

“Kampionati është interesant. Tabela mund të lëvizë nga java në javë, por ne do të shohim vetëm përpara”, deklaroi Nuhiu.

Më pas ai u ndal të flas edhe për paraqitjen e futbollsitëve të tij në fitoren prej 5-1 në shtëpi ndaj Vushtrrisë.

Ai vlerësoi lartë paraqitjet e futbollistëve të rinj si Donat Hasanaj, Albin Krasniqi e Drilon Islami.

“Për mua të gjithë futbollistët janë njësoj. Drita ka 20 futbollistë në skuadër dhe secili është këtu sepse e meriton të jetë. Më pëlqeu mënyra se si skuadra iu qas ndeshjes nga minuta e parë”.

“Jam i kënaqur me angazhimin dhe me paraqitjen e futbollistëve. Futbollistët të cilët u paraqitën për herë të parë zbatuan detyrat dhe jam i kënaqur me ta. E menaxhuam mirë lojën dhe me meritë edhe e fituam atë”, deklaroi Nuhiu pas ndeshjes

‘Bardhekaltërit’ tani me 17 pikë kryesojnë kampionatin elitar. /Telegrafi/