Kjo çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë është një e keqe e madhe dhe do të duhet kohë e gjatë për riparimin e tyre, kështu është shprehur në konferencën e sotme ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ai bën të ditur se ka kërkuar nga Qeveria që të shkarkohet drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov. Nuhiu akuzoi një pjesë të MPB-së për dëmtim të imazhit të shtetit dhe të vlerave demokratike.
‘Dua të formoj opinionin se kam formuar grup punues, të përbërë nga profesionistë në MPB, që ka për detyrë të vërtetojë nëse shtabi operativ dhe njësiti organizativ në MPB, kanë vepruar në përputhshmëri me procedurat e shkruara në MPB për lëshimet e kryera, tejkalim kompetencash, përgjegjësi dhe mos kryerje të detyrimeve dhe lidhjeve’, tha ndër të tjera Nuhiu. /Telegrafi/