Telegrafi

Nuhiu gjen golin, sinjale pozitive për ndeshjet e Kosovës

Atdhe Nuhiu i ka zhvilluar 90 minuta për Sheffield Wednesday, ku edhe e ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij.

Sulmuesi shqiptar që pritet të jetë në listën e Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit, ka filluar ta kap formën e tij më të mirë.

Në kuadër të Kupës EFL, skuadra e tij  Sheffield Wednesday fitoi si mysafir i Rotherham.

Sulmuesi jonë shënoi goli në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Challandes i ka në formë të mirë dyshen sulmuese, pasi edhe Vedat Muriqi po kalon formë të shkëlqyer.

Nuhiu madje e njeh shumë mirë futbollin anglez, kundërshtar që Kosova e ka në shtator. /Telegrafi/