Telegrafi

Nuhiu flet pas fitores ndaj Llapit: Futbollistët treguan karakter dhe densomëri për ta fituar ndeshjen

Skuadër ekspert për rikthime të rezultatit, kështu mund të quhet kampioni në fuqi i Kosovës, Drita.

Drita edhe njëherë tjetër i’a ka dalë që ta rikthejë rezultatin brenda pjesës së dytë të lojës, teksa e ka përmbysur Llapin në ‘Zahir Pajaziti’ 2-1.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiu, ka mbetur tejet i kënaqur nga ky triumf i futbollistëve të tij, teksa pas ndeshjes deklaroi se kjo fitore e plotëson atë edhe më shumë si trajner.

“I lumtur me këtë fitore për faktin sepse kishim të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fortë dhe me individ cilësor brenda skuadrës”.

“Futbollistët treguan karakter dhe vendosmëri të madhe për ta fituar ndeshjen. Kjo fitore më plotëson mua si trajner dhe më jep besim për ndeshjet e radhës”, deklaroi Nuhiu për “Art Sport”.

Drita ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelare, teksa me gjashtë pikë ndodhet prapa liderit Ballkani, mirëpo me dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/