Pas triumfit ndaj Dukagjinit (2-0), Drita është pozicionuar mirë në krye të tabelës duke u shmangur me shtatë pikë nga konkurrentët Prishtina dhe Gjilani.
Trajneri i ‘Intelektualëve’, Ardian Nuhiu, e ka komentuar takimin, ndërsa ka pohuar se përballje të vështira do të vijnë nga xhiroja e radhës.
Ai ka thënë se Dukagjini që tashmë ka rënë nga elita, ka bërë lojë të mirë duke e respektuar rrjedhën e kampionatit.
Duke folur për SuperSport, Nuhiu ka theksuar se fitorja ishte e merituar, mirëpo lojtarët e tij duhet ta ruajnë përqendrimin për sfidat e radhës.
Sipas tij, duke qenë se takimet e ardhshme do të zhvillohen kundër konkurruesve për titull, lojtarët e tij nuk do të arrijnë të krijojnë shumë raste shënimin dhe do të jenë përballjet më të vështira. /Telegrafi/