Telegrafi

Nuhiu: Fitojmë dhe humbim si ekip

Atdhe Nuhiu ka folur pas ndeshjes Kosovë-Islandë.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës, Nuhiu, ka debutuar me gol në ndeshjen e tij të parë me Kosovën, por nuk është gëzuar edhe aq pasi në fund kemi humbur me rezultat 2-1.

Lexo po ashtu Atdhe Nuhiu debuton me gol për Kosovën (Video)

“Gëzohem mund të jetë për dy sende. Nën një nëse fiton dhe nën dy nëse shënon, por unë mora vetëm të dytin”, ka deklaruar fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.

“Ne jemi ekip, një grup, ka gjëra që funksionojnë si grup, por ka edhe që nuk funksionojnë. Fitojmë dhe humbin si ekip”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Kosova humb nga Islanda, por na bën krenarë me paraqitjen (Foto/Video)

“Trajneri e ka parë në stërvitje që jam të formë dhe ai ka vendosur për debutimin tim. Jam i lumtur me debutimin”.

“Nuk kemi eksperiencë, por do ta fitojmë me kohë. Kemi shumë talent dhe do të fitojmë shumë në të ardhmen”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/