Site icon Telegrafi

Nuhiu: Ekstremizmi vepron kundër shoqërive demokratike

Delegacioni i Ministrisë për Punë të Brendshme i Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga ministri Agim Nuhhiu sot mori pjesë në Konferencën e ministrave për Punë të Brendshme dhe Punë të Jashtme në kuadër të Forumit të Salzburgut në temën ”Sfidat e vendosura nga ekstremizmi dhe terrorizmi i formësuar në ardhmërinë tonë të përbashkët, vlera të përbashkëta dhe të drejta elementare”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Konferenca mbahet në Parlamentin e Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë. Në fjalimin e tij, ministri Nuhiu mes tjerash tha se ekstremizmi është fenomen i drejtuar kundër vlerave demokratike dhe se në momente të caktuara përmban elemente të kriminalitetit të dhunshëm.

”Ekstremizmi paraqet fenomen i drejtuar ndaj vlerave të vendosura të një shoqërie demokratike, e cila në momente të caktuara përmban elemente të kriminalitetit të dhunshëm. Kërcnimi nga ekstremizmi i dhunshëm është kompleks, ai ka mundësi t’i destabilizojë shtetet dhe të shkaktojë dhunë. Në kushte të globalizimit në botë, lidhshmëria në mes ekstremizmit dhe terrorizmit, radikalizmit fetar dhe nacionalizmit paraqet kërcënim serioz i cili i tejkalon suazat nacionale dhe ka dimension ndërkombëtar. Maqedonia në vazhdimësi është vënë nën kërcënime asimetrike të cilat rrjedhin nga manifestimi i shpeshtë i mosdurimit etnik, jotolerancës fetare dhe ekstremizmit, të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për radikalizim të cilat kushte mund të sjellin deri në terrorizëm. Republika e Maqedonisë në vitin 2015 u ballafaqua me rritje të pakontrolluar dhe transit të një numri të madh të refugjatëve dhe migrantëve të cilët drejtoheshin drejt vendeve të UE-së”, tha Nuhiu.

Ai foli edhe për krizën e refugjatëve dhe të migrantëve, duke theksuar se kriza vazhdoi edhe në vitin 2016, por me një intensitet më të ulët, si rezultat i mbylljes së shtegut ballkanik.

”Kriza e migrantëve vazhdoi edhe në vitin 2016, por me një intensitet shumë më të ulët, para së gjithash si rezultat i mbylljes së të ashtuquajturës ”Rrugë Ballkanike”, si dhe zbatimi i marrëveshjes UE-Turqi. Megjithatë, duke pasur parasysh numrin e refugjatëve/migrantëve të cilët ndodhen ne teritorin e Republikës së Turqisë dhe Republikës së Greqisë, ekziston rrezik real i krijimit të një vale të refugjatëve në vitin 2017. Duke u nisur nga eksperiencat me krizën e refugjatëve nga viti 2015, për realizimin e këtij skenari, Republika e Maqedonisë do të ishte një nga vndet më të goditura nga e ashtuquajtura ”Rrugë Ballkanike”. Prevenimi efikas dhe shkatërrimi i dukurive të këtyre fenomeneve nënkupton koordinim dhe bashkëpunim rajonal si dhe ngritjen e kapaciteteve normative dhe institucionale, si dhe krijimin e strategjisë së përbashkët të sigurisë për ballafaqim me sfidat”, shtoi ministri Agim Nuhiu./Telegrafi/

Exit mobile version