Telegrafi

Nuhiu: Drita po tenton ta përsëris edicionin e kaluar

Drita ka fituar në “Riza Lushta”, duke e mposhtur minimalisht Trepçën ’89.

Xhevdet Shabani me një gol mjeshtëror nga goditja e dënimit në minutën e 15-të të ndeshjes e vendosi këtë sfidë dhe i dha “bardhekaltërve” tre pikët e radhës.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili tha se do të mundohen ta përsërit sezonin e kaluar.

“Do mundohemi ta përsërisim atë që e bëmë vitin e kaluar. Mirëpo nuk do të jetë e lehtë aspak. Momentin që ekipi del te maksimumi unë kam besim, pasi që kemi një skuadër shumë cilësore”, tha  Nuhiu për ‘Art Sport’

Drita me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me 22 pikë të mbledhura, kurse Trepça ’89 tashmë bie në vendin e gjashtë me 14 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/