Telegrafi

Nuhiu: Drita nuk e diskutoi fitoren, nuk ka ndeshje të lehtë

Ardian Nuhiu (Foto: Korab Basha)

Drita ka bërë detyrën pasi para tifozëve të vet ka marrë një fitore të lehtë ndaj Ferizajt.

Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0, për të vazhduar kryesimin në Ipko Superligë.

Të dy golat në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë, me Kastriot Rexhën që zhbllokoi rezultatin dhe Ardian Cuculin që shënoi golin për rezultatin përfundimtar.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij në këtë takim.

“Fitoren nuk e diskutuam për asnjë moment. Krijuam shumë raste shënimi edhe në pjesën e parë, pavarësisht që nuk shënuam”.

“Treguam grintë në fushën e lojës dhe vendosmëri për ta fituar ndeshjen, gjë që e arritëm në fund”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

“Ndeshje të lehta nuk ka, në çdo ndeshje duhet për të qenë të vendosur për ta fituar ndeshje”, përfundoi tekniku shkupjan.

Me këtë fitore, Drita ngritet në kuotën e 52 pikëve dhe aktualisht kryeson kampionatin me pesë pike më shumë se ndjekësi i parë FC Prishtina, e cila këtë vikend luan ndeshjen e xhiros përballë Dukagjinit. /Telegrafi/