Ballkani dhe Drita kanë ndarë pikët në derbin e javës së 25-të në Superligë.
Dy skuadrat pretendente për titull të kampionit luajtën një ndeshje të kujdeesshme që në fund përfundoi pa fitues 0-0.
Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka mbetur i kënaqur me pikën e fituar dhe ka deklaruar se e rëndësishme ishte mos ta humbasin ndeshjen.
“Ishte e rëndësishme mos të humbasim ndeshjen, mendoj se epilogu ishte real. Edhe Ballkani ishte i kujdesëshëm ashtu edhe ne dhe mendoj se barazimi ishte epilog real”.
Krejt në fund Nuhiu tha se të dyja klubet patën raste, por që në fund rezultati baras ishte real.
“Kishim disa raste ku mund ta fitonim ndeshjen, por edhe Ballkani pati të vetat dhe prandaj mendoj se rezultati baras ishte i merituar për dy ekipet”, ka deklaruar Ardian Nuhiu.
Drita pas këtij barazimi vazhdon të mbetet në krye me 54 pikë, dy më shumë se Ballkani në vendin e dytë. /Telegrafi/