Telegrafi

Nuhati ushqimin, ariu mbeti i bllokuar brenda një kamionçine në Kolorado

Autoritetet në Kolorado shpëtuan një ari të zi që mbeti i mbyllur në një kamionçinë dhe kaloi orë të tëra brenda duke shkatërruar pjesën e brendshme të automjetit.

Një autoritet atje publikoi në Twitter një video që tregonte oficerët duke hapur me kujdes derën e automjetit në Evergreen, për ta nxjerrë jashtë ariun, transmeton Telegrafi.

Oficerët thanë se ariu kishte përfunduar në automjet pasi kishte nuhatur aromën e ushqimit të qenve që kishte mbetur brenda.

“Arinjtë e nuhasin ushqimit dhe mësojnë se si të hapin dyert”, thuhej në njoftim nga autoritetet. /Telegrafi/