Sipas gazetës lokale, Straits Times, 36-vjeçari i cili kishte qenë mendërisht jostabil, kishte pasur edhe akuza të mëparshme për abuzim me drogë dhe ofendime seksuale.
Ai kishte ngacmuar 23 femra në një afat kohor prej 15 muajsh, duke ua nuhatur sqetullat dhe duke i prekur ato nëpër ashensorë, shkallë dhe në shtëpitë e tyre. Ai është zënë pasi një grua shtëpiake e kishte lajmëruar policinë.
Gjykata i ka caktuar dënim të rëndë, i cili u caktohet vetëm kriminelëve të mëdhenj, për arsye se ai kishte prirje për t’i përsëritur “krimet” e tija.
Goditja në vithe me shkop është një dënim shtesë në Singapor për ofendimet, nga vandalizmi deri te mbajtja ilegale e drogës dhe dhunimi seksual.