Telegrafi

Nuggets i shkakton humbjen e radhës Lakersit

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Lakers kanë pësuar edhe një humbje në këtë sezon të ri në NBA.

‘Engjëjt’ ishin mysafirë të skuadrës së Denver Nuggets, ku dolën të mposhtur në saje të rezultatit të thellë, 117-85.

Në asnjë moment vendasit nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre duke triumfuar në çdo periudhë të ndeshjes.

Basketbollistët më efikas te Nuggetsat ishin Paul Missap, Jamal Murray, Malik Beasley, ku secili arriti realizonte nga njëzet pikë. I pari regjistroi edhe ‘double-double’ në saje të 11 kërcimeve.

Te Lakersat më i miri në parket ishte Kyle Kuzma me 21 pikë, Brandon Ingram dhe LeBron James shënuan secili nga 14 pikë.

Pas kësaj, Los Angeles ka bilanc prej 11 fitoreve dhe nëntë triumfeve gjersa për Denverin ishte fitorja e 14 kundrejt shtatë pësime.

“Engjëjt” në takimin e radhës do të takohet me Indiana Pacers gjersa Nuggetsat do të ballafaqohen Portland Trail Blazers. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
Detroit 115-108 New York

Miami 113-111 Atlanta

Memphis 114-122 Toronto

Phoenix 104-109 Indiana