Telegrafi

Nudisti betohet se do të vazhdojë alpinizmin edhe pas burgut

Thomas Kranig, një zëdhënës i Gjykatës administrative në Ansbach, ka thënë se Siegfried Grawert ka shkuar në burg sepse ai “ka refuzuar për paguajë gjobën me vlerë prej 500 eurosh, për shkelje të ligjit mbi zhveshjen në publik".

Grawert, roje me profesion, i ka thënë një gazete lokale gjermane se ai planifikon të bëj fushatë për të drejtën që të marrë pjesë në aktivitetet e alpinizmit pa rroba përkundër telasheve të tij me ligjin.

Alpinizmi nudist ka bërë për vete shumë ithtarë qëkur Shoqata gjermane e nudistëve i është bashkuar Shoqatës gjermane të sporteve.

Artikull i ngjashëm:
Nudistit i lejohet qelia ku mund të qëndrojë lakuriq