Telegrafi

‘Nubrella’ e Kaufman, shpikja e re kundër shiut

Supozojmë se të gjithëve ju ka ndodhur, kur fryn era, ombrella t’ju fluturojë nga duart dhe të vraponi pas saj që ta kapni. Pastaj hyni në punë sikur të kishit dalë nga dushi në fytyrë jeni si një kloun, ndërsa veshja duhet të thahet veshur.

Shikoni shpikjen e re të ombrellës për të cilën nuk ju nevojiten duart që ta mbani. Përkundrazi, duart i keni të lira edhe nëse flisni në telefon.

Alan Kaufman, themelues dhe kreator i nubrellës, idenë e ka marrë nga një ditë me shi kur ka qëndruar në një nga dyqan e tij dhe duke i shikuar njerëzit se si mundohen me ombrellat. Thjesht, ideja i “ndriçoi” në kokë dhe e ka vizatuar nubrellën e tij të parë. Kaufman për këtë thotë: “Asnjëherë nuk planifikova të shpik ndonjë prodhim. Vetëm vërejta se ka probleme dhe mu kujtua një zgjidhje”.

Shumë thjesht, apo jo! Mund të flisni në telefon, të ngisni biçikletën dhe të shkruani porosi. Atë që mund ta vërejmë është se kur këmbësorët në rrugë me nubrellë do t’ju duhet shumë hapësirë. /Telegrafi/