Lisa Hanbück, nga Gjermania, di që tonet “nudo” janë të përsosur në formulën e këmishës së zakonshme dhe pantallonave të gjera
Nga detajet tjera, ajo zgjedh qaforen e artë dhe rripin nga materiale natyrale siç është spangoja, transmeton Telegrafi.
Ngjyra e kafesë së bardhë është e adhuruar në stilin e botës së biznesit, por edhe e vajzave të cilat e duan elegancën neutrale.
Barten në mënyra të ndryshme dhe pa u munduar fare shkojnë me të gjitha pjesët në paletën e këtyre toneve të shkëlqyera.
Pantallonat e gjera me bel të lartë ende janë hit në botën e modës, ndërsa këtë sezon janë edhe më komode.
Lisa Hahnbück është blogere e modës, udhëtimeve dhe mënyrës së jetesës për gratë që e duan modën dhe tendencat e fundit. /Telegrafi/