Ngjyra kafe e fortë me tonalitete të kuqe i bën flokët të duken të harlisur dhe me shkëlqim
Eksperimentimi me balluke dhe prerje më të shndritshme mund t’u japë flokëve një përshtypje të shtresimit dhe të plotë, por parukierja e famshme Jen Atkin, në mesin e klienteve të së cilës janë Hailey, Kendall dhe Bella, ka një sugjerim të ndryshëm për këtë sezon.
Në profilin e saj në Instagram, Jen ndau procesin dhe rezultatin e lyerjes së flokëve në një nuancë të pasur të ‘Dark Cherry Cola’ në një video të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Ashtu si pija sipas së cilës mori emrin, kjo ngjyrë e mrekullueshme kombinon tonet kafe të errët dhe të kuqërremtë që krijojnë efektin e flokëve të trashë dhe me shkëlqim.
Shkrihet mjaft mirë me nuancat natyrale të femrave me flokë të errët, ndaj nuk është e vështirë për t’u mirëmbajtur, ndërsa zbardhja nuk është e nevojshme për të arritur ngjyrën në flokë të pangjyrosur kurrë.
Shtohen tonalitete kafe të errëta e kuqe e errët ose vjollcë, e cila u jep flokëve një dimension të ri dhe një shkëlqim të veçantë.
Duke qenë se pigmentet e kuqe në flokë zbehen shpejt, rekomandohet që të mos i lani shumë shpesh për të ruajtur ngjyrën dhe të përdorni shampo që ruajnë ngjyrën, si dhe shpëlarja me ujë të ftohtë do të ndihmojë gjithashtu.
Ngjyra i përshtatet më së miri grave me sy të gjelbër dhe kafe dhe do t’i japë çdo forme fytyre një ton modern, të freskët dhe të fuqishëm. /Telegrafi/