Site icon Telegrafi

NTP-Shkup: Transporti publik nesër do të zhvillohet sipas orarit të së dielës

Ndërmarrja qarkulluese publike Shkup informon qytetarët se gjatë ditës së nesërme, 24 prill, transporti publik do të zhvillohet sipas orarit të së dielës për shkak të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas NQP-së, autobusët e linjave më të frekuentuara: 2, 9, 19, 20, 22, 50 dhe 57 do të frekuentojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 23 të mbrëmjes me më së shumti pesë herë vozitje brenda një ore, posaçërisht nga ora 10 deri në orën 17.

Gjithashtu, nga NTP bëjnë të ditur se nga ora 7 deri në ora 14 do të jenë të hapura pikat e shitjes së biletave në Qendrën transportuese dhe në Gjorçe Petrov. Ndërkohë, nga NTP kujtojnë se Teleferiku nuk do të punoj.

Exit mobile version