Site icon Telegrafi

NTP me linja të reja të autobusëve, apelohet përdorimi i kartelave elektronike

Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) në Shkup lëshoi linjë të re të autobusit, kurse nga 28 gushti njoftoi linjë nate që do të mbulojë një pjesë të Çuçer Sandevës të Transportit publik, transmeton Telegrafi Maqedoni. Center Fleet.

Autobusi 28 udhëton nga qendra e transportit deri në fshatin Maqedonas kurse autoritetet thonë se respektohen kërkesat e qytetarëve për linja të reja dhe njoftojnë rritje të linjave të autobusëve për arsye të rritjes së numrit të frekuentimit.

Drejtori i NTP tha se linjat testuese drejtohen disa muaj, kështu që në varësi sesa shumë udhëtarë do të ketë, do të organizohet trafiku.

Apelohet poashtu që qytetarët për shkak të sigurisë në trafik të përdorin kartelat elektronike, thotë Igor Janushev.

Si risi në autobusët e NTP para një ditë më parë u bë e ditur dhe instalimi i mbajtësve të biçikletave në anën e pasme e autobusëve. /Telegrafi/

Exit mobile version