Site icon Telegrafi

NTP e Shkupit me linja të shkurtuara dhe të reduktuara në zonat e vërshuara

Për shkak të rrugëve të dëmtuara nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrugët e pakalueshme, më tepër linja të NTP Shkupi do të jenë të shkurtuar ose të reduktuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet kanë të bëjnë me linjat në vijim:
– linja 65V do të qarkullojë deri te semaforët te tregu në “Çento“;
– linja 65  nga fshati Rashtak nuk do të qarkullojë fare;
– minibusi në relacionin Rashtaj – Creshovë – Viniçe – Smilkovcë nuk do të qarkullojë fare;
– linja 65B nga fshati Smilkovcë nuk do të qarkullojë;
– linja 65A nga fshati Straçincë nuk do të qarkullojë;
– linja 55A nga fshati Brnjarcë nuk do të qarkullojë,
– linja 55 për Haraçinë, Orllancë dhe Grushinë do të qarkullojë deri te semaforët te tregu “Çento“.

Shkurtimi dhe reduktimi i linjave të theksuara do të vlejë deri në riparimin e këtyre drejtimeve rrugore dhe vendosjen e trafikut të rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version