Telegrafi

NSA ka infektuar mbi 50.000 kompjuterë në botë

Zbulim i ri vjen nga një sllajd i PowerPoint i vitit 2012 i publikuar nga gazeta holandeze NRC Handelsblad.

Dokumenti tregon një hartë të botës që nxjerr në pah, ndër të tjera, më shumë se 50.000 "impiante eksploatimi në mbarë botën" të cilat hyjnë në kategorinë "CNE", e cila është zhargon për infeksionet me viruse.

Computer Network Exploitation përfshin "veprimet dhe mbledhjen e të dhënave për inteligjencën nëpërmjet rrjeteve kompjuterike që eksploatojnë të dhënat e mbledhura nga sistemet e informacionit të armikut, ose targetit të tyre" thuhet në përshkrimin e programit të NSA-së. / Telegrafi /