Telegrafi

NRG, emisioni më i ri në RTV Dukagjini

Sonte skemës programore të Televizionit Dukagjini i është shtuar emisioni më i ri.

Nën moderimin e Donika Hysenit me Valon Dervishollin, emisioni më i ri “NRG” do të transmetohet çdo të hënë dhe të premte nga ora 22:40.

Emisioni që në fokus do ta ketë argëtimin do të jetë i pasur me shumë rubrika dhe shumë të ftuar.

Panelistë të rregullt të emisionit do të jenë edhe  aktorët Mirsad Ferati dhe Valina Muqolli.

Në emisionin e parë kanë qenë të ftuar aktorët e humorit të njohur për publikun për skeqet e “Ue ue show”.

Së fundmi RTV Dukagjini ka paralajmëruar ndryshim të skemës programore duke pasuruar atë me emisione të reja të zhanreve të ndryshme./Telegrafi/