NRG Band ka paralajmëruar publikimin e videoklipit të ri që do të vijë në muajin e ardhshëm.
Ana vizuale e këtij projekti muzikor i është besuar produksionit EMFcreative.
“Pas bashkëpunimit tejet të suksesshëm në mes të NRG Band dhe DJ Aldo me këngën ‘Mos u nal’, NRG Band vjen me një videoklip të ri, i cili është punuar nga EMFcreative dhe do të publikohet ditëve në vazhdim gjatë muajit tetor në kanalin zyrtar në YouTube”, thuhet në njoftimin e grupit.
Ndryshe, videoja e këngës “Mos u nal” është shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/