Grupi i njohur i estradës, NRG Band, i kanë bërë së fundmi një vizitë të veçantë Bilbilit të Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushës.
Ata kanë shkuar së bashku në banesën e saj, për ta vizituar dhe biseduar rreth gjendjes së saj të momentit.
Solisti i grupit, Besnik Qaka, ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar momente nga vizita e bërë në banesën e këngëtares Pagarusha.
Në mbishkrimin e fotografisë, Qaka ka shkruar se ishte nderë për ta që të ripërpunojnë këngën e famshme të saj, “Ani more nuse”.
“Është gjithmonë kënaqësi të takosh bilbilin e Kosovës, zonjën Nexhmije Pagarusha të cilës i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.
Megjithatë, kemi nderë dhe përgjegjësi të prezantojmë këngën e mirënjohur “Ani mori nuse” për të cilën me shumë respket dëshirojmë ta falënderojmë Znj. Nexhmije Pagarusha që na mundësoj ta sjellim në verzionin tonë e që njëkohësisht na frymëzon të vazhdojmë punën tutje”, janë fjalët e Besnik Qakës në Instagram.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve kanë përgëzuar grupin për respektin që i kanë bërë këngëtares së mirënjohur. /Telegrafi/