Site icon Telegrafi

NRG Band me projekte të reja

Këtë e ka konfirmuar vetë lideri i grupit, Besnik Qaka, gjatë një prononcimi për gazën Tribuna, ku është zotuar se grupi nuk do t’i ikë stilit të tyre.

“Jemi duke punuar vazhdimisht në këngë të reja. Por nuk do t’i prezantojmë tani para festave. I kemi dy këngë. Njërën e kemi përfunduar, ndërsa në tjetrën jemi duke punuar ende”.

“Këto këngë e kemi në plan t’i lansojmë pas festave të fundvitit, ndoshta kah muaji mars, për shkak se edhe koha për të xhiruar videoklipe është më e përshtatshme atëherë”.

“Këngët do të jenë brenda stilit tonë. Gjithmonë në to mundohemi që të vërehet ngjyra e ‘NRG Band’, në mënyrë që herën e parë kushdo ta dëgjojë këngën të kuptojë që bëhet fjalë për ‘NRG Band’”, ka thënë mes tjerash Qaka. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version