Telegrafi

NQP: Të shtunën dhe të hënën autobusat do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Ndërmarrja për qarkullim publik – Shkup njofton se me rastin e festës kombëtare “8 Shtatori” – Ditës së pavarësisë, të shtunën dhe të hënën, autobusat do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Gjatë tre ditëve të fundjavës së zgjatur do të punojnë me kujdestari biletaritë dhe qendrat e personalizimit në Qendrëtransportuese, Gjorçe Petrov dhe Tregu i gjelbër

“Teleferiku do të funksionojë normalisht gjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën, me orar pune nga ora 10:00 deri në 20:00. Nga ora 19:00 deri në 19:30 është udhëtimi i fundit nga poshtë lart, ndërsa në orën 19:45 është udhëtimi i fundit nga lart poshtë. Të hënën më 9 shtator teleferiku nuk do të jetë në funksion”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.