Site icon Telegrafi

NPT “Shkup” me thirrje për qytetarët: Mbani maska mbrojtëse në autobusë

Ndërmarrja Publike Transportuese “Shkup” ka dalë me apel për qytetarët, të cilët shfrytëzojnë transportin publik, që t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga COVID-19, gjegjësisht të mbajnë maska mbrojtëse në autobusë.

Nga NPT “Shkup” thonë se ata nuk kanë ingerenca për të ndaluar shfrytëzimin e autobusëve për udhëtarët që nuk mbajnë maska, dhe siç thonë, nuk kanë të drejtë as t’i dënojnë.

“Vetëm me sjellje të përgjegjshme të secilit individ dhe duke pasur parasysh se transporti përdoret nga mijëra qytetarë çdo ditë, të gjithë mund të kontribuojmë në luftën kundër përhapjes së virusit. Presim që apeli ynë të pranohet me mirësi dhe të zbatohet në interes të shëndetit kolektiv”, thonë nga NPT “Shkup”.

Exit mobile version