Site icon Telegrafi

NPK ”TETOVA” do të realizojë aksion pranveror për mbledhjen e mbetjeve të rënda dhe inerte

NPK ”TETOVA” Tetovë do të realizojë aksion pranveror për mbledhjen e mbetjeve të rënda dhe inerte duke filluar nga 10.04 – 31.05.2016.

Ky aksion paraqet mundësi që mbetjet e rënda dhe inerte nga shtëpitë e juaja t’i largoni me thirrje telefonike në telefonin 044 338 993 gjatë çdo dite të punës nga ora 07:00 – 15:00.

Në mbetjet e rënda dhe inerte bëjnë pjesë: mobile, pjesë të mobileve, korniza dritareje, elemente sanitare, mbetje nga kopshtet, mbetje nga renovimet etj.

“Ju lutemi që këto mbetje të mos i vendosni në sipërfaqe publike dhe të mos i vendosni në kontejnerë për hedhurina para se të drejtoheni në NPK “TETOVA” Tetovë. Shërbimi për mbledhjen dhe bartjen e mbetjeve të rënda është falas”, thuhet në njoftimin e NPK “TETOVA”.

Exit mobile version