Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon se i ka përfunduar me sukses punimet për sanimin e defektit në linjën e Leshnicës, si pasojë e të cilit një pjesë e qytetit të Tetovës ka ngelur disa ditë pa ujë.
Nga NPK “Tetova” thonë se kanë arritur të rregullojnë defektin, duke vendosur gyp fi-500 prej 60 metrave.
“Pas një pune intensive disa ditore punëtorë të ndërmarrjes nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi kanë arritur të rregullojnë defektin duke vendosur gyp fi-500 prej 60m, i cili si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishte dëmtuar, duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe sasinë e borës. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin”, thonë nga NPK “Tetova”.
Ndryshe, si pasojë e defektit që ndodhi rrjetin e ujësjellësit në linjën e Leshnicës, disa pjesë të qytetit të Tetovës për disa ditë me radhë kanë ngelur pa ujë për pije./Telegrafi/
PËRFUNDON ME SUKSESE SANIMI I DEFEKTIT NË LINJËN E LESHNICËS
Pas një pune intensive disa ditore punëtorë të ndërmarjes…Posted by NPK “TETOVA” Tetovё on Wednesday, 3 March 2021