NPK “Tetova” informon se për shkak të reshjeve të shiut, stacioni i filtrimit të ujit për pije është i ndërprerë.
Prej atje njoftojnë se momentalisht qyteti furnizohet me ujë vetëm nga burimet e Sharrit.
“Për shkak të turbullirës së ujit nga të reshurat atmosferike, nga ky moment stacioni i filtrimit për ujë për pije është i ndërprerë. Qyteti momentalisht furnizohet me ujë vetëm nga burimet e Sharrit aktualisht 250 l/s”, thonë nga NPK “Tetova”.
Ndryshe, moti këto ditë në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të shiut të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor.