Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, paralajmëron se djegia e kontenjerëve nëpër Tetovë është duke u shndërruar në dukuri në rritje.
Prandaj, kjo ndërmarrje kërkon nga qytetarët që të mos hedhin mjete shpërthyese, prush zjarri, apo cigare, nëpër kontenjerë, pasi që dëmtohet ndërmarrja, shkaktohen dëme materiale, por edhe qytetarët vihen në rrezik.
“NPK ”TETOVA” Tetovë ju bën thirrje qytetarëve që të mos hudhin mjete shpërthyse, prush nga koftorët dhe cigare në kontenjerë sepse përveç se i shkaktojnë dëme ndërmarjes, i rezikojnë kalimtarët e rastit dhe shkaktojnë dëme tjera materiale”, thonë nga kjo ndërmarrje publike./Telegrafi/