Site icon Telegrafi

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Fotografi ilustruese

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, kumtoi sot Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.

“Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar nga data 7 tetor deri më 10 tetor të vitit 2024, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”.

“Për analizë janë marrë 168 mostra fiziko-kimike dhe 168 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 52 pika matëse në Qytetin e Shkupit”, thonë nga NP.

Exit mobile version