Prej nesër (e hënë) Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimet” do të vendoset në zyrë të re në një ndërtesë baroku. Për shkak të shtyrjes dhe problemeve me firmën e ndërtimeve e cila ishte zgjedhur për ndërtimin e ndërtesës së re administrative, NP “Uji dhe kanalizimi” në vitin 2014 mori kredi prej 7 milionë euro për ndërtimin e objektit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilltarët e LSDM-së kundërshtuan sjelljen e vendimit për të marrë hua ndërmarrja “Uji dhe kanalizimi”. Sipas tyre, kjo ndërmarrje duhet të kushtojë vëmendje më shumë për restaurimin e rrjetit të ujësjellësit në qytete si dhe zëvendësimin e gypave.
Drejtori Bojan Vasilevski, atëherë theksoi se huamarrja është e nevojshme për shkak se tre vjet e gjysëm po paguajnë qira mujore prej 25 mijë euro.