Ndërmarrja Publike ”Tregu” në Manastir ka njoftuar se për vitin 2017 do të ketë buxhet më të madh ndërsa fondet thonë se do të vijnë nga shfrytëzimi i të gjithë hapsirave për dhënie me qira dhe nën koncesion, shkruan Telegrafi Maqedoni.
I njejti buxhet mëtohet të rritet edhe me shtimin e objektit dhe mbulimin e të gjithë tregut për tu siguruar më shumë kushte tregëtarëve.
50 përqind e buxhetit vjetor nga NP ”Tregu” thonë se sigurohet nga pagesat e caktuara për tregtarët.
Gjatë vitit 2017 pritet që të rriten tregtarët që do të shesin produkte në këtë treg dhe do të rriten mundësitë për përfitin nga kjo ndërmarrje./Telegrafi/