Vasil Pishev nuk mundet me lajme të rejshme të manipulojë publikun për të shpëtuar të akuzuarin Nikolla Gruevski dhe udhëheqjen e OBRM-PDUKM për krimet e bëra, ka reaguar NP “Strumica – Gas”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është një gënjeshtër që thuhet se qytetarët e Strumicës paguajnë gaz më të shtrenjtë. E vërteta është se vetëm qyteti i Strumicës ka realizuar projekt për shpërndarjen e gazit natyror. Çmimi me të cilin gazi blihet është në përputhje me tregun e CNG dhe në këtë është ende i ulët nga çmimi në bazë të të cilave është caktuar tenderi ndërkombëtar i shpallur. Kjo është një gënjeshtër se firma nuk i plotëson kushtet për marrjen e tenderit”, thonë nga “Strumica-Gas”.
Ata shpjegojnë se sistemi CNG ka fituar tenderin për furnizimin e gazit për NP ‘Strumica – Gas’ në vitin 2016, në një shpallje ndërkombëtare për ofertë më të volitshme, në përputhje me standardet më të larta dhe ka dorëzuar çmimin më të ulët dhe është miratuar nga Zyra e Prokurimit Publik për shkak se ajo është në përputhje me kriteret dhe ligjet. /Telegrafi/