Gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup mblodhën dhe transportuan afërsisht 500 metër kub mbetje komunale të vëllimshme, ndërtimore, organike dhe të përziera të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Në më shumë lokacione në territorin e qytetit të Shkupit, qytetarët në sipërfaqet publike kanë hedhur mbi 150 krevatë të vjetruar, tridhjetë shporetë elektronik, rreth 100 dyer dhomash, më shumë se 50 pajisje banjosh, lavabo
dhe vaska, mbetje ndërtimore, por edhe mbetje organike – qen, mace dhe pula të ngordhura, etj
“Në periudhën e fundit jemi përballur me shumë hedhje të shpeshta të paligjshme të mbetjeve të vëllimshme, ndërtimore, madje edhe organike pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit. Edhe njëherë duam t’ua rikujtojmë
qytetarëve se hedhja e mbetjeve në sipërfaqet publike paraqet shkelje të Ligjit për pastëti publike dhe i nënshtrohet saksioneve, ndërsa sjellja e tillë e pandërgjegjëshme mund të rezultojë me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme për mjedisin jetësor dhe shëndetin publik. Hedhja e mbetjes në mënyrë të paligjshme është e kontaminuar potencialisht dhe e rrezikshme për secilin që do të vijë në kontakt me atë, pa dallim se a bëhet fjalë për punëtorët tanë në
terren, kalimtarë të rastit apo fëmijë. Ju bëjmë thirrje shërbimve kopetente të inspektimit të fillojnë me sanksionim të rreptë ndaj kryersve të veprimit të këtyre shkeljeve, ndërsa apelojmë deri te qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë
që mbetjen e tyre të vëllimshme ta deponojnë pa pagesë në qendrat për selektim në Karposh dhe Vardarishte”, tha drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.
Qendrat për përzgjedhje të NP Higjiena Komunale – Shkup të cilat gjenden në Karposh dhe në Vardarishte, çdo ditë në javë nga ora 07:00 deri në ora 19:00 janë të hapura për qytetarët të cilët kanë nevojë të lirohen nga mbetjet e tyre
të vëllimshme (mobilie të vjetruara, aparate të papërdorshme elektrike dhe elektronike).
Nëse qytetarët kanë nevojë që mbetjen e tyre të vëllimshme ta tansportojnë me automjetet speciale të NP Higjiena Komunale – Shkup, këtë shërbim mund ta porositin në lidhjen telefonike pa pagesë në numrin 0800 222 33, informojnë nga ndërmarrja publike.