Telegrafi

Nowitzki vazhdon kontratën me Dallas Mavericks

Basketbollisti gjerman Dirk Nowitzki ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet me Dallas Mavericksin.

Në një deklaratë nga klubi konfirmohet se është rinovuar kontrata me Nowitzkin, por nuk janë theksuar detajet e kontratës.

Mediat amerikane theksojnë se Nowitzki ka nënshkruar kontratë dyvjeçare prej 10 milionë dollarësh, transmeton Telegrafi.

Nowitzki në 19 sezonet e fundit mbanë fanellën e Dallas Mavericks, me të cilën në vitin 2011 u bë kampion. Për këtë ekip ka shënuar 30.260 pikë.

I famshmi “Kapiten Dirk” në një ekip të vetëm të NBA-së ka regjistruar 1394 ndeshje, kurse mesatarja e tij për lojë është 21.7 pikë, 7.8 kërcime dhe 2.5 asistime. /Telegrafi/