Site icon Telegrafi

Nowitzki: NBA, tash është bërë biznes

Dirk Nowitzki ka folur rreth një NBA të re, e cila ka humbur fjalën “besnikëri” dhe ku gjithçka është bërë biznes.

Sezonin e ardhshëm, lojtari legjendar i basketbollit do të fillojë sezonin e 20 në Dallas Mavericks.

Ish-reprezentuesi gjerman do të bëhet i vetmi lojtar krahas Kobe Bryant, i cili ka kaluar dy dekada në një klub.

“Unë jam një shkollë e vjetër, NBA i ri është paksa i ndryshëm dhe biznesi e ka ndryshuar. Gjithçka ka të bëjë me fitimin e parave, ndërsa besnikëria ndaj ekipit ka humbur”, tha Nowitzki për “SirusXM NBA Radio”.

Ndryshe, basketbollisti 39-vjeçar ka fituar vetëm një herë titullin e kampionit të NBA-së në vitin 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version