Telegrafi

Nowitski tallet keq me penalltinë e Zazas (Video)

Ylli i basketbollit që luan me Dallas Mavericks, Dirk Nowitzki, ka imituar Simone Zazan për penalltinë e humbur.

Për nderë të pilotit të madh gjerman Michael Schumacher, është zhvilluar një ndeshje mes dy skuadrave: ajo e Nowitzkit dhe e pilotëve të Formula1.

Për yjet e Formula 1 luajtën emra të njohur të kësaj gare Sebastian Vettel, Nico Rosberg, Fernando Alonso, Felipe Massa, Daniel Ricciardo, Mika Hakkinen, Nico Hulkenberg, Pascal Wehrlein, Timo Glock dhe Christian Vietoris.

Ndërsa ylli basketbollit botëror, Dirk NoWitzki kishte në skuadër, Lukas Podolski, Sebastian Kehl, Miroslav Klose, Stefan Reinartz, Arne Friedrich dhe Simon Rolfes.

Ndeshjen për Schumacherin e shijoi pak edhe ish kundërshtari i tij i madh Mika Hakkinen.

Ajo që bëri bujë shumë në këtë ndeshje ishte një penallti e gjuajtur nga Nowitzki.

Ai imitoi Simone Zazan për penalltinë e gjuajtur me Gjermaninë që përfundoi mbi gol.

Tani jeni duke e kuptuar ku shkoi topi./Telegrafi/