Telegrafi

Nowitski arrin një rekord personal në NBA (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Dallas Mavericks triumfuan kundër Los Angeles Lakers me rezultat 122-111.

Dirk Nowitzki ka përjetuar momentin historik të karrierës prej basketbollistit, transmeton Telegrafi.

Nowitzki duke i shënuar 25 pikë në ndeshje, arriti shifrën e 30 mijë pikëve dhe u bë lojtari i gjashtë në histori të NBA-së që e arriti këtë.

Theksojmë se në listë para gjermanit gjendet Wilt Chamberlain me 31 mijë 419 pikë. /Telegrafi/