Site icon Telegrafi

Novosella: UDB-ashi më tha do ta dhunojmë gruan para fytyrës

Selatin Novosella, ish i burgosur politik ka rrëfyer në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini torturat e UDB-ashëve.

‘Kena me ta mar gruan kena me ta dhunu para syve të tu, ty kena me të lidh për radiatori, ne kemi me u ba 3 a 4 e kena me dhunue para syve tu. Avokat ske, shok në dhomë ske, shëtitje ske, libër s’ke dhe je i mbyllun,” rrëfeu Novosella.

Ai ka treguar se për mbi 5 muaj nuk e ka parë diellin.

“Unë për 5 muaj e 3 ditë, asnjëditë nuk e kam pa diellin… kur kom mar vesh shokët e mi me ka 7-8 muaj e 10 muaj kishin qenë[të dënuar në atë formë]”.

Një formë tjetër e dhunës psiqike ishte edhe kërcënimi me ti largu të gjithë familjarët nga puna.

Lexo po ashtu Cilët janë 17 UDB-ashët që përmendi Selatin Novosella?

“Çfarë presioni. Krejt fëmijët që i keni nëpër shkolla e studime, kemi me i qit prej atyhit”.

Sipasa tij kulmi i krejt kësaj ishte konstatimi i UDB-ashëve “sa ke me u dënu unë nuk e di…ishin hala hetimet, a do të dënohesh 10 apo 15 vjet të shohim… por kur del prej burgut, nëse del, familja jote ska me të pranu te shpija, fëmijët e mahallës kan me të gju me gurë, kan me fishllu se ti ki me u çmend nëpër burgje”, ka rrëfyer ndër të tjera Novosella.

Ai ka thënë se për fatin e madh tani ish të burgosurit e kanë arritë qëllimin, kan arritë atë që e kan synuar [shtetin e pavarur të Kosovës], kurse për UDB-ashët ka thënë se “ata sot janë të vdekur fizikisht ose të vdekur moralisht nëse kan pasur moral ose të vdekur politikisht se kanë përfundu”.

“Ne jemi fitimatarët”, ka thënë Novosella derisa ka thënë se rrëfimi i tij nuk duhet të meret si akuzë por se duhet të dihet se “rruga e lirisë së Kosovës nuk ishte me lula e shtrume, ishte e vështirë, ishte e gjatë”./Dukagjini/

Exit mobile version