Telegrafi

Novo 7 Crystal, super-tablet për 139 dollarë

Procesori i këtij tableti përfshin edhe procesorin  Amlogic 8726-M6 Cortex A9,  Mali 400 GPU, 1GB  RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

Tableti 7 inçësh me rezolucion prej 1,024 x 600 pikselëve dhe panelit IPS për shikime nga kënde të ndryshme vjen me të gjitha këto karakteristika të avancuara, në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, ndërsa kostoja e tij është shumë e ulët.

Novo 7 Crystal përfshin edhe rrjetin WiFi (802.11n), portin për kartelën mikroSD, portin për mini-USB dhe mini-HDMI, ndërsa data e lansimit zyrtar e këtij tableti në treg pritet të jetë 28 shtator. / Telegrafi /