Telegrafi

Novi Pazari kremton fitoren e Erdoganit

Një festë do të mbahet sonte në Novi Pazar, me rastin e fitores së Recep Tayyip Erdogan për presidentin e Turqisë dhe Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim në zgjedhjet parlamentare.

Bina tashmë vendosur në shëtitoren e Novi Pazarit dhe ftesa për kremtimin u dërgua nëpërmjet rrjeteve sociale rreth orës 20.00.

Në Turqi sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Sipas rezultateve paraprake, në këto zgjedhje ka fituar bindshëm presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim.

Për zgjedhjet në Turqi janë regjistruar 56.322.632 votues, ndërsa në mesin e tyre janë një milion e gjysmë të rinj, të cilët për herë të parë do të kenë të drejtë vote. Jashtë vendit të drejtë vote kanë 3.047.323 shtetas turq.