Telegrafi

Novak Djokovic përshëndetet nga Wimbledoni

Pas Andy Murrayt edhe një pretendent për titullin e kampionit është eliminuar prej turneut më të madh të tenisit Wimbledon.

Tenisti serb, Novak Djokoviç ka pësuar humbje prej tenistit çek Tomas Berdych.

Në fakt, serbi e ka dorëzuar ballafaqimin në setin e dytë, megjithëse, ishte në epërsi prej 1-0, transmeton Telegrafi.

Djokovic ka pësuar një lëndim në shpatullën e krahut të djathtë dhe me këtë rast nuk ka mundur të vazhdojë më ndeshjen, kur rezultati ishte 1:0, në sete 7-6 dhe 2-0.

Lexo po ashtu Befasohet Andy Murray në Wimblendon (Foto)

Berdych në gjysmëfinale të premten do të takohet me zviceranin Roger Federer ose kanadezin Milos Raonic. /Telegrafi/