Site icon Telegrafi

Notuesit kosovarë në garën e madhe të Stambollit

Reprezentacioni i Kosovës në not të mërkurën (sot) do të udhëtoj për në Stamboll të Turqisë ku do të marrë pjesë në garën:“30th International Prince Islands Sëimming Championship”, që do të mbahet ne Stamboll të Turqisë në ishullin Kinallada prej 31 korrik deri më 3 gusht, të organizuar nga Federata Turke e Notit dhe KN ”Kinallada” garë që është edhe në kalendarin e LEN-it (Federatës së Evropës).

Në këtë garë Kosova do të paraqitet më këta garues: Rita Zeqiri, Fjolla Krasniqi, Ardit Hysejni, Melisa Zhdrella, Flaka Pruthi, Meriton Veliu, Arti Krasniqi dhe Eda Zeqiri. Me reprezentacionin do të udhëtojn edhe: Enver Hajredini trajner dhe Astrit Haliti sekretar i Federatës së notit të Kosovës (FNK).

Në këtë garë pritet te marrin pjesë edhe shumë notar nga shtete të ndryshme si: Gjermania, Bullgaria, B. Hercegovina, Turqia, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Kosova etj.

“Kjo është hera e gjashtë që reprezentacioni i Kosovës merr pjesë në këtë garë. Presim që paraqitja e notarëve tanë të jetë ne nivel sa më të mirë”, thuhet në njoftimin e FNK-së. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version