Telegrafi

Nottinghami kërkon Arijanet Muriqin

Arijanet Muriqi (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, do të lejojë Arijanet Muricin të largohet nga klubi në këtë vere.

Portieri 20-vjeçar ishte në portën e Kosovës, e cila triumfoi të hënën kundër Bullgarisë, gjersa trajnerët, Martin O’Neill dhe Seamus McDonagh, kreu i Nottingham Forest, ishin në stadiumin e Sofjes.

Klubi nga Championship është i interesuar që të transferojë reprezentuesin tonë pasi që po kanë problem në këtë pozitë.

Por, për lojtarin tonë po interesohet edhe skuadra e Leicester Cityt, të cilët kanë humbur besimin në Costel Pantilimon.

Edhe te Citizens portieri nuk ka hapësirë pasi që tashmë është rikthyer pas lëndimit Caludio Bravo gjersa gardiani i parë është Ederson.

Ndryshe, Muriqi tashmë ka pasur disa paraqitje për kampionin anglez në kupat e ndryshme. /Telegrafi/