Nottingham Forest solli 21 lojtarë në afatin kalimtar të verës, duke thyer rekordin anglez për numrin e nënshkrimeve brenda një afati.
Në periudhën e tranzicionit klubi shpenzoi më shumë se 150 milionë euro për përforcime lojtarësh.
Përforcimi më i shtrenjtë ka qenë mesfushori Morgan Gibbs-White, për të cilin kanë paguar 30 milionë euro, që ishte rekord për klubin.
Shumë është shpenzuar për sulmuesin Taiwa Awoniyi, i cili i ka kushtuar 20 milionë euro dhe po aq kanë paguar edhe për mbrojtësin Neco Williams.
2️⃣1️⃣ new signings! ?
Nottingham Forest have broken the British record for most signings in a single season.
More ⤵️ #BBCFootball #NFFC
— BBC Sport (@BBCSport) September 2, 2022
Jesse Lingard mbërriti si lojtar i lirë pa kompensim dhe portieri Dean Henderson dhe mbrojtësi i majtë Renan Lodi mbërritën si huazim nga Manchester United dhe Atletico Madrid.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Crystal Palace, i cili solli 17 lojtarë në verën e 2013.
Kujtojmë, Nottingham Forest u rikthye në Ligën Premier pas 23 vitesh. /Telegrafi/