Telegrafi

Noton nëpër kuzhinë, pasi i përmbytet shtëpia nga ujërat (Foto)

Kështu veproi Peter Clakrson kur kati parë i shtëpisë së tij, u mbush me ujin e vërshimeve.

Burri 72-vjeçar nga Kendal i Anglisë, përfitoi nga “pishina” që i ishte krijuar në shtëpi, të cilën gjithmonë e kishte dëshiruar.

Ai ka bërë disa xhiro duke notuar, nëpër ujërat e ndyta që i kanë hyrë në shtëpi, si pasojë e reshjeve të shiut.

“Pse të nervozohem dhe të mërzitem, kur mund të vesh pantallonat e shkurtër dhe të notoi” ka thënë Clarkson, me t’i publikuar fotografitë në rrjete sociale. /Telegrafi/