Site icon Telegrafi

Notoi në liqenin e akullt të Mont Everestit

Britaniku Lewis Pugh (40 vjeçar) kishte të veshur vetëm brekët e larjes, syzet e notit dhe kapelën derisa notoi një kilometër nëpër liqenin e akullt Pumori. Ati iu deshën 22 minuta e 51 sekonda për ta bërë një gjë të tillë.

Liqeni gjendet në lartësinë 5.300 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperatura e ujit është rreth dy gradë celsius. Lewis i tha gazetës britanike Telegraph se është dashur të kujdeset për shpejtësinë me të cilën po notonte.

Sikur të kishte notuar më shpejtë, kishte mundur të mbetej pa fuqi dhe të mbytej, por sikur të kishte notuar shumë ngadalë, ka mundur të ngrihej.

Lewis tashmë ka notuar në Antarktik dhe në Polin e Veriut për të tërhequr vëmendjen për shkrirjen e akullit. Sfida e tij e fundit ishte më e vështira, sepse përveç të ftohtit ai duhej të luftonte edhe me lartësinë mbidetare. /Telegrafi/

Exit mobile version