Site icon Telegrafi

Noti e lehtëson depresionin dhe ankthin

Sipas një anketimi nga ‘You Gov’, thuhet se dy-tri sesione në javë not mund t’i lehtësojnë simptomat e depresionit dhe ankthit.

Për këtë studim janë anketuar 4 mijë britanikë që e pëlqejnë notin dhe që janë të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, transmeton Telegrafi.

Besohet se 3.3 milionë britanikë me ankth dhe depresion bëjnë not një herë në dy javë apo në tri javë.

Por, më shumë se 400,000 prej tyre kanë arritur t’i reduktojnë vizitat te doktori thjesht duke bërë not më rregullisht.

43% e të anketuarve kanë deklaruar se noti i bën më të lumtur, më shumë se 15% kanë thënë se ndihen më të motivuar t’i kryejnë detyrat ditore dhe 15% tjerë kanë thënë se jeta është më lehtë e menaxhueshme pas një sesioni not.

Vlen të ceket se edhe studimet e mëhershme kanë zbuluar se duke i rritur nivelet e aktivitetit nga asgjë në tri sesione me ushtrime fizike në javë, ju mund ta zvogëloni rrezikun e depresionit deri në 30%. /Telegrafi/

Exit mobile version